Franca e ka fituar Kupën e Botës pasi e mposhti Kroacinë në finale të Botërorit Rusia 2018 të dielën në Moskë.
Pas Botërorit më 1998 në shtëpinë e vet, Franca e ka fituar edhe Botërorin Rusia 2018, duke e mposhtur Kroacinë 4-2, e cila bëri histori duke e arritur finalen e Kupës së Botës për herë të parë.
Mandzukic me autogol, Griezmann, Pogba dhe Mbappe me nga një gol, shënuan për Francën.
Në anën tjetër, për Kroacinë shënuan Perisic dhe Mandzukic.
Notat e lojtarëve për paraqitjen në finale i gjeni në pjesën e mëposhtme.