Në përfundim të emisionit të sotëm në “Opinion” të ftuarit kanë dhënë edhe parashikimin e tyre mbi fituesin e mundshëm të Europianin Francë 2016.
Ilir Shulku, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zgjedhur Gjermaninë si fituese.
Deputeti i LSI-së Petrit Vasili, po kështu ka zgjedhur Gjermaninë.
Ish-trajneri i Kombëtares Astrit Hafizi ka preferuar Spanjën.
Artan Shyti ka votuar si kandidate të mundshme për të fituar trofeun, Francën.
Gazetarja sportive Ilda Bejleri, ka qenë e bindur për Gjermaninë, ndërsa kryeredaktori i gazetës Express në Kosovë, Berat Buzhala ka preferuar që kupa të shkojë në Angli.