Sekretari i Federatës Ilir Shulku ka shpjeguar në “Opinion” edhe mënyrën se si do të shpërndahen biletat në stadiumet ku do të luajë Shqipëria, ndeshjet në grup. “16 përqind e kapacitetit të stadiumit është për ekipin shqiptar. 16 përqind për ekipin tjetër dhe pjesa tjetër i takon organizatorëve. Ndërkohë që biletat kanë filluar të shiten sot online dhe do të përfitojnë edhe shtetasit kosovarë”