Ngjarjet e fundit të ndodhura në Paris por edhe ato të më hershmet si masakra në Charlie Hebdo, kanë vënë në diskutim sigurinë e Kampionatit Europian që do të zhvillohet po në Francë në muajin qershor të vitit 2016. Noel Le Grat, president i Federatës Franceze të futbollit, ka thënë për sportiven “L’Equipe” se: “Masat e sigurisë do të jenë të një niveli të lartë, por u u vu re që terroristët mund të godasin në çdo moment. Ishim të shqetësuar, por tani jemi akoma më shumë”, tha Le Grat.