Qeveria franceze pritet që të bëj publik rregullat e reja për të lehtësuar emigracionin ekonomik.
Sipas informacioneve, sektorëve në vështirësi do t’u jepet mundësia të gjejnë krahë pune duke punësuar të huaj.
Numri i personave të huaj që do të punësohen në Francë, do të përcaktohen nga viti në vit. Shifra për punëtorët do të varet nga mungesa e fuqisë punëtore në vend.
Po ashtu, një punëdhënës nuk do të dëshmojë në institucionet franceze se nuk ka gjetur punëtor në vendin ku ai ushtron veprimtarinë e tij dhe për këtë arsye po punëson një të huaj./ Opinion.al