Bota

Franca shënon numrin më të ulët të viktimave në 50 ditë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:50 - 09/05/20 |
Al Do

Numri i personave që kanë vdekur nga koronavirusi në Francë është rritur për 80, duke e rritur numrin total në 26,310, ka thënë Ministria e Shëndetësisë.

Kjo është rritje më e vogël e numrit të të infektuarve në krahasim me një ditë më parë, 243. Por ky është numri më i ulët i viktimave që ka regjistruar vendi që prej datës 20 mars.

Numri i personave që gjenden në kujdes intensiv ka rënë me 56, në 2,812.

Kjo shifër është më pak se gjysma e numrit të pacientëve, në krahasim me kohën e pikut të sëmundjes më 8 prill, kur kanë qenë të shtrirë 7,148.

Numri i personave të shtrirë në spital është 22,724.

Franca ka nisur të lehtësojë masat e izolimit nga dita e hënë, pas gati dy muajve prej kur ka marrë vendim për ashpërsim të lëvizjes./ Opinion.al

Pas