Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Franca: Nuk përjashtojmë asnjë opsion kundër Rusisë

2024/03/04 at 6:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Franca: Nuk përjashtojmë asnjë opsion kundër Rusisë

“Asnjë opsion nuk do të përjashtohet kundër pushtuesit.” Kështu është shprehur ndër të tjera në një intervistë për gazetën franceze, Le Journal Du Dimanche, ministri francez për çështjet europiane, Jean-Noel Barot.

Në këtë intervistë theksohet nevoja që Bashkimi Europian të qëndrojë i palëkundur ndaj Rusisë.

“Lufta e ukrainasve është gjithashtu edhe e jona, sepse fantazia imperialiste e Putinit nuk kufizohet qartë në Ukrainë. Do të ishte një gabim serioz të përjashtoheshin opsionet. Do të ishte mëkat t’i dorëzoheshim frymës së kapitullimit. Stabiliteti ynë përballë Putinit është garancia e sigurisë sonë”, deklaroi Jean-Noel Barot, duke nënvizuar se Franca, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka vepruar në koordinim të plotë me partnerët e saj në NATO dhe BE.

Lidhur me çështjen e Mbrojtjes së kontinentit të vjetër, ministri francez theksoi se ajo ka marrë një dimension krejtësisht tjetër që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë, veçanërisht me Mekanizmin Evropian të Paqes, i cili bëri të mundur financimin e trajnimit të ushtarëve ukrainas, transferimi i pajisjeve ushtarake në Ukrainë dhe sot na mundëson operacione të përbashkëta të prokurimit dhe prodhimit të armëve.

Në lidhje me sulmet kibernetike nga pala ruse, ndër të tjera, Jean-Noel Barot u shpreh se prej dy vitesh Franca është shënjestër e dëshirës së Rusisë për agresion në fusha të ndryshme, përfshirë informacionin dhe IT-në”.

“Ndërsa zgjedhjet evropiane dhe Lojërat Olimpike afrohen, këto sulme mund të shumohen”, paralajmëron zyrtari francez.

Së fundi, sa i përket trajtimit të emigracionit në nivel të Unionit, Jean-Noel Barot u shpreh se “Pakti për Azilin dhe Migracionin forcon aftësinë e vendeve anëtare për të mbrojtur në mënyrë efektive kufijtë e jashtëm të BE-së, veçanërisht me procedurat e detyrueshme kufitare dhe instrumentet e forcuara: regjistrimin, filtrim, tërheqje, kthime.

Ju sugjerojmë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Groenlanda, Trump: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

16 Janar, 2026 8:55 pm
Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
Bota

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

16 Janar, 2026 8:10 pm
Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit
Kryesore

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit

16 Janar, 2026 7:06 pm
Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës
Kryesore

Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës

16 Janar, 2026 7:01 pm
Rama: Opozita merr peng Kuvendin, mos t’i ulim orët e fjalës, t’i ndërpritet abuzimi
Kryesore

Rama: Opozita merr peng Kuvendin, mos t’i ulim orët e fjalës, t’i ndërpritet abuzimi

16 Janar, 2026 6:30 pm
Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës
Kryesore

Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës

16 Janar, 2026 6:28 pm
Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
Bota

Rusia: Groenlanda i përket Danimarkës

16 Janar, 2026 5:46 pm
Komplot në vrasjen e Maduros/ Lirohen disa të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë
Bota

Komplot në vrasjen e Maduros/ Lirohen disa të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë

16 Janar, 2026 4:44 pm
Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit

16 Janar, 2026 3:42 pm
Kanosi për hakmarrje vrasësit e dyshuar të djalit të tij, policia procedon babain
Kronikë

Kanosi për hakmarrje vrasësit e dyshuar të djalit të tij, policia procedon babain

16 Janar, 2026 3:07 pm
Para
FIAA zgjedh si president të ri CEO-n e Vodafone Albania, duke shtuar fokusin në teknologji

FIAA zgjedh si president të ri CEO-n e Vodafone Albania, duke shtuar fokusin në teknologji

Fredi Beleri i drejtohet me letër të hapur ambasadorëve të SHBA dhe BE: S’besoj se në vendet tuaja përgjohet opozita

Fredi Beleri i drejtohet me letër të hapur ambasadorëve të SHBA dhe BE: S'besoj se në vendet tuaja përgjohet opozita

“Ukraina i përket Rusisë”, Medvedev: Marrëdhëniet SHBA-Rusi në pikën më të ulët

"Ukraina i përket Rusisë", Medvedev: Marrëdhëniet SHBA-Rusi në pikën më të ulët

TE FUNDIT

Groenlanda, Trump: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
16 Janar, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk...

Lexo më shumë

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
16 Janar, 2026

Forcat e sigurisë së Iranit raportohet se kanë prani të madhe në rrugët e Iranit, pas më shumë se dy...

Lexo më shumë

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit
16 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin....

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës

Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës
16 Janar, 2026

Angazhimi në një betejë kundër plastikës është një fokus i mazhorancës socialiste. Në fjalën e tij përmbyllëse në mbledhjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com