Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Francë, teksa vihet re gatishmëri e madhe e policisë dhe ushtrisë.
Pas sulmeve vdekjeprurëse të pak ditëve më parë që ndodhën në Paris, është shtuar numri i forcave të sigurisë kudo ku ka kuti të zgjedhjeve presidenciale. Janë më shumë se 50 mijë policë dhe 7 mijë ushtarë të cilët janë shpërndarë kudo në vend për të siguruar vazhdimësinë normale të zgjedhjeve.
Në këto zgjedhje ka 11 kandidatë për president të Francës.
Dy më të votuarit do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 7 maj të këtij viti.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 me orën lokale dhe do të mbyllet në 20:00.