Manjola Camuset Trebicka është vajza e aktorit të ndjerë Roland Trebicka, nga i cili ka trashëguar dashurinë për artin.
Me urdhër të Kryeministrit Francez Manuel Valls, pianistja shqiptare është nderuar me titullin “Kalorëse e Palmave Akademike”, urdhër i lartë i krijuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1808.
Franca ka vendosur ta vlerësojë Trebickën për kontribut në transmetimin e vlerave të artit.
Prej vitit 1997, Manjola Trebicka, ushtron mësimdhënien për piano në Shkollën e Legjionit të Nderit në Francë.