Ndërkohë që disa politikanë në Europë po përpiqen të nxjerrin jashtë ligjit, burkinit – kostumet e plazhit të veshura nga gratë myslimane, një biznesmen iu është kundërpërgjigjur me bllokun e tij të çeqeve-shkruan CNN.
Rachid Nekkaz, një sipërmarrës i pasur algjerian dhe një aktivist i të drejtave të njeriut, ka marrë përsipër të paguajë gjobat e çdo gruaje myslimane që ndëshkohet në Francë nëse vesh burkini – një kostum plazhi që i mbulon gjithë trupin, me përjashtim të fytyrës, duarve dhe këmbëve.
Por, pse janë velet e fytyrës dhe burkinitë të ndaluara? Çfarë i bën ato aq të debatueshme?
“Unë vendosa të paguaj të gjitha gjobat e grave që veshin burkni me qëllimin që të garantoj lirinë e tyre për të veshur këto rroba dhe mbi të gjitha, për të neutralizuar zbatimin në terren të këtij ligji shtypës dhe të padrejtë,” tha Nekkaz.