Bota

Franca: Kemi vrarë një udhëheqës të Shtetit Islamik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:14 - 16/09/21 |
Opi Nion

Franca deklaron se ushtria e saj ka ekzekutuar udhëheqësin e grupit ekstremist Shteti Islamik në Sahara.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili tha se Adnan Abu Walid al-Sahrawi u vra nga forcat franceze, duke thënë se kjo ngjarje është një sukses i madh për luftën kundër terrorizmit.

“Ky është një sukses tjetër i madh në luftën tonë kundër grupeve terroriste në Sahel”, tha Macron përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Franca nuk njoftoi për lokacionin dhe kohën se kur u vra al-Sahrawi. Shteti Islamik në Saharanë e Madhe vepron në ish-kolonitë franceze të Burkina Fasos, Malit dhe Nigerit.

Militantët në këto vende shënjestrojnë forcat e sigurisë dhe civilët.

Al-Sahraëi kishte marrë përgjegjësinë për një sulm të vitit 2017 që la të vrarë katër ushtarakë amerikanë dhe katër pjesëtarë të ushtrisë së Nigerit.

Në gusht të vitit 2020, Sahraëi personalisht urdhëroi vrasjen e gjashtë punonjësve humanitarë francezë dhe shoferit të tyre nigerian.

Franca mban në rajonin e Sahelit rreth 5 mijë trupa që luftojnë grupet terroriste. Ata janë vendosur atje që kur ndodhi një grusht shteti në Mali më 2012, që nxiti kryengritjen islamike në veri.

Megjithatë në fillim të këtij viti Franca njoftoi se ka në plan të zvogëlojë atë forcë në 2,500 deri në 3,000 trupa në vitet e ardhshme.

Pas