Aereoplanmbajtësja franceze Sharl De Gol u nis sot drejt Gjirit Persik, ku do të mbështesë sulmet ajrore kundër ISIS. Anija është nisur nga porti i Tulon në Francë dhe pritet të jetë një kundërpërgjigje ndaj sulmeve që ISIS ndërmori në Francë. Ministri i Mbrojtjes Francez , Jean-Yves Le Drian tha se aeroplanmbajtësja do të jetë e gatshme për të nisur avionët drejt Sirisë.