Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Franca e bojkoton konferencën e OKB mbi racizmin

2021/08/13 at 10:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Franca e bojkoton konferencën e OKB mbi racizmin

Franca njoftoi se do ta bojkotojë konferencën mbi racizmin e  organizuar nga Kombet e Bashkuara. Të njëjtin vendim, më herët, e kishin marrë edhe disa vende tjera perëndimore dhe Izraeli.


Problemi qëndron në faktin se këto vende vlerësojnë se në konferencën e parë mbi racizmin të mbajtur më 2001 në Durban të Afrikës së Jugut ishin bërë deklarata antisemitike.

“I shqetësuar nga historia e vërejtjeve antisemitike të bëra në konferencën e OKB-së mbi racizmin, e njohur si konferenca Durban, presidenti i Republikës ka vendosur që të mos marrë pjesë në konferencën pasuese që do të mbahet këtë vit”, tha presidenca franceze.

Konferenca është paraparë të mbahet muajin e ardhshëm në Nju Jork.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Australia, Izraeli dhe disa vende të tjera evropiane kanë njoftuar tashmë se do ta bojkotojnë takimin e këtij viti për shkak të shqetësimeve rreth antisemitizmit.

Konferenca e Durbanit më 2001 ishte dominuar nga përplasjet mbi Izraelin dhe palestinezët, si dhe trashëgiminë e skllavërisë.

Takimin e patën lëshuar Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Izraeli pasi në diskutimet për një projekt -rezolutë kritikohej Izraeli dhe bëhej ndërlidhja me racizmin.

Në dokumentet përfundimtare të konferencës nuk u përfshi një gjuhë e tillë ndaj Izraelit, por në ato u bë thirrje për çrrënjosjen e racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerancës.

Dokumentet gjithashtu shprehën keqardhje për vuajtjet njerëzore të shkaktuara nga skllavëria. Disa vende perëndimore besojnë se kritikat ndaj Izraelit dhe pushtimit të territoreve palestineze shpesh kalojnë në antisemitizëm.

Palestinezët, shtetet arabe dhe vendet e tjera thonë se kritikat për okupimin e territoreve palestineze nga Izraeli nuk përbëjnë antisemitizëm. Antisemitizmi është një perceptim i caktuar ndaj hebrenjve, i cili mund të shprehet si urrejtje ndaj tyre dhe konsiderohet të jetë një formë racizmi.

Etiketa: franceokbracizmi


Ju sugjerojmë

Elisa Spiropali kopjon Ramën, foto teksa shihet në pasqyrë
Aktualitet

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

3 Gusht, 2025 6:56 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dyshohet se ekzekutoi Gentian Bejtjan, arrestohet Flodian Plaku

3 Gusht, 2025 6:25 pm
A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?
Bota

A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?

3 Gusht, 2025 6:03 pm
Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…
Aktualitet

Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…

3 Gusht, 2025 5:38 pm
Vuçiç pas takimit me Macronin: Franca, aleate e madhe e Serbisë!
Bota

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje

3 Gusht, 2025 5:04 pm
Zjarr në malin e Skërficës, rrezikohet pylli kombëtar i Pikësit
Aktualitet

Zjarr në malin e Skërficës, rrezikohet pylli kombëtar i Pikësit

3 Gusht, 2025 4:39 pm
Organizuan përkujtimin e “Ditës së Republikës Srpska”/ Departamenti i Thesarit të SHBA-së sanksionon 8 persona në Bosnje
Rajoni

Dodik: Republika Sërpska do të hakmerret pas dënimit të shqiptuar nga gjykata

3 Gusht, 2025 4:32 pm
‘Turp Izrael, turp SHBA’/ Në shi, mijëra protestus në Australi pro Palestinës
Bota

‘Turp Izrael, turp SHBA’/ Në shi, mijëra protestus në Australi pro Palestinës

3 Gusht, 2025 4:02 pm
Tensionet në Kuvend, OSBE: Punimet pa pengesa dhe dialogu konstruktiv, thelbësore
Aktualitet

Kodi i ri Penal/ OSBE: Të gatshëm për të ofruar rekomandime

3 Gusht, 2025 3:49 pm
Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
Kryesore

Video e Hamasit me pengjet izraelitë/Reagon Netanyahu: Tronditje dhe mizori pa kufij

3 Gusht, 2025 3:36 pm
Para
Vlorë/Tentativë vrasje,armë shpërthyese e municione,arrestohet 32-vjeçari

Plagosja në Sarandë, detajet/Policia arreston 28-vjeçarin nga Shkodra

Horoskopi për ditën e mërkurë, 28 korrik 2021

Horoskopi 14 gusht , zbuloni shenjat me fat

Moti/Vijon dominimi i temperaturave të larta
















TE FUNDIT

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

Elisa Spiropali kopjon Ramën, foto teksa shihet në pasqyrë
3 Gusht, 2025

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli...

Lexo më shumë

Dyshohet se ekzekutoi Gentian Bejtjan, arrestohet Flodian Plaku

Auto-Skicë
3 Gusht, 2025

Është arrestuar në Orikum Flodian Plaku,  i njohur me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, i dyshuar...

Lexo më shumë

A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?

A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?
3 Gusht, 2025

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald...

Lexo më shumë

Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…

Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…
3 Gusht, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, zhvilloi një vizitë zyrtare në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com