PARIS- Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve ka deklaruar se ka filluar plani për mbylljen e disa xhamive ku persona të caktuar predikojnë dhe bëjnë thirrje për dhunë.
Deklarata u bë në televizionin “France 2”, gjatë ditës së diel.
“Nuk e shikoj gjendjen e jashtëzakonshme vetëm si luftë për të sulmuar predikuesit e urrejtjes, por gjendja e jashtëzakonshme duhet të na lejojë të jemi më të shpejtë”, theksoi ai.