Bota

Franca do të lehtësojë rregullat e udhëtimit me Britaninë e Madhe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:10 - 13/01/22 |
Opi Nion

Franca do të lehtësojë masat anti-Covid për ata që udhëtojnë nga Britania e Madhe. Nisur nga e premtja personat e vaksinuar që udhëtojnë në Francë nuk do të kenë nevojë të karantinohen kur të mbërrijnë. Ndërsa personat e pa imunizuar do të izolohen 10 ditë pas mbërritjes në këtë vend dhe të tregojnë arsyet e udhëtimit.

Megjithatë, një test negativ i marrë 24 orë para largimit nga Britania e Madhe do të jetë i nevojshëm. Franca shtrëngoi kufizimet e saj në fillim të këtij muaji, duke e bërë të detyrueshme punën në distancë për ata që munden dhe mbylljen e klubeve të natës.

Të enjten, senati francez miratoi një projektligj të shumë diskutuar, i cili kërkon që njerëzit të jenë plotësisht të vaksinuar për të patur akses në shumë aktivitete të përditshme.

Përballë rritjes së numrit të infektimeve me covid-19 , qeveria e Parisit dëshiron të mbajë nën kontroll krizën shëndetësore. Sipas të dhënave të tanishme vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 368, 817 raste të reja dhe 341 humbje jete./Klan News

Pas