Kronikë

Fqinji rrëfen ngjarjen në Vlorë, dyshime se viktima ia vuri vetë zjarrin banesës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:30 - 13/01/22 |
Opi Nion

Janë zbardhur të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një 55-vjeçar humbi jetën pasi banesa e tij u përfshi nga zjarri.

Gjergji Beqiri jetonte prej vitesh i vetëm në një banesë me qira, ndërkohë që vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa dyshohet se ai mund ta ketë vënë vetë zjarrin në banesë.

Një fqinj i viktimës, ka rrëfyer momentet e ngjarjes. Ai tha se ishte ora 6 e çerek e mëngjesit, kur kanë parë se nga ballkoni i viktimës po dilte tym. Fqinji tha se për viktimën kujdesej i vëllai.

“Gjergji ishte i sëmurë, i vetmuar. Ka disa vite që jeton këtu. Ishte me qira. Për të interesohej vëllai i tij. Më lajmëroi nusja që në 6 e çerek dhe më tha se; po del tym nga shtëpia e Gjergjit’. Shkoi ul linjën e korrentit. Pastaj lajmërova vëllain. Erdhën njerëz, erdhi policia dhe zjarrfikësja. Nuk arrija do të që hyja brenda, pasi tymi ishte në përmasa të paimagjinueshme. Ai ishte i sëmur, se dija se ça mendonte, pasi ka pasur probleme të theksuara. Atë e ushqente vëllai i tij. Erdhi zjarrfikësja që shoi zjarrin, se rrezikoheshin dhe banesat e tjera. I vëllai tha se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë prizë për të bërë kafen, ose duhani, pasi nuk ishte në gjendje të bënte asgjë, nuk gatuante. Çdo gjë i vinte gati nga i vëllai.”, tha Arben Aliu, fqinj i viktimës./ Opinion.al

Pas