Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 në fshatin Gosë.
Siç raporton paraprakisht Klan News, një sherr mes fqinjëve është bërë shkak për plagosjen e një çifti bashkëshortësh.
Të plagosur nga kjo ngjarje kanë mbetur S.Disha dhe N.Disha. Burri mësohet se ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur në bark. Ata janë dërguar në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Sa i përket autorit të dyshuar, ai është identifikuar si Shpëtim Osma. Shkaqet e kësaj plagosjeje të dyfishtë nuk dihen ende. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe pritet që më shumë detaje të kemi në vijim.