Këto imazhe, publikuar nga mediat britanike thuhet se tregojnë momentet e trafikimit të shqiptarëve dhe dy britanikëve nga Gjermania në Britani.
Videoja është filmuar të shtunën, në orën 4: 43 pasdite dhe tregon një burrë i cili mbante një varkë duke u drejtuar nga deti në Dymchurch, Kent.
Sipas mediave, varka besohet të jetë e njëjta që është përdorur për të sjellë emigrantët shqiptarë, përgjatë kanalit La Mansh.
Një peshkatar dëshmitar ka deklaruar se i kishte parë trafikantët në varkë pasditen e së shtunës.
Në orët e para të së dielës, 18 shqiptarë dhe dy britanikë u shpëtuan dhe u sollën në breg në Dymchurch, pasi varka e tyre filloi të fundosej.