Veriu i vendit është duke u përballur me një mot të keq, bore që shkon deri 50 cm dhe temperatura të ulta. Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme kanë vazhduar reshjet me intensitet në zonat veriore dhe verilindore të vendit, si Kukës, Dibër dhe Pukë. Shumë fshatra janë të izoluar. Policia dhe Emergjencat Civile thonë se janë marrë masat për mbajtjen hapur të rrugëve. Këto foto janë postuar në facebook nga ministri Tahiri.