Paraditen e së dielës, 39-vjeçari Emmanuel Macron, u betua si presidenti i 25- të i Pallatit të Elizesë. Teksa u prit nga presidenti në ikje Francois Hollande, Macron ishte i shoqëruar në ceremoninë e betimit, nga bashkëshortja e tij 64-vjeçarja Brigitte, e cila mbante veshur një kostum të kaltër të Louis Vuitton.
Sikurse është bërë e njohur tashmë, Brigitte, 25 vite më e madhe se Macron, ka qenë mësuesja e tij e dramës dhe ata janë dashuruar që kur presidenti ishte 15 vjeç.
Në mbyllje të ceremonisë, fotografët e mediave prestigjoze nuk kanë humbur puthjen që çifti presidencial ka shkëmbyer, teksa Macron ka kapur nga dora bashkëshorten e tij.