Një 50-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri pasditen e sotme në Ndroq të Tiranës, në ambientet një lokali.
Viktima është 50-vjeçari Alfred Dedja, ndërsa autori që kreu krimin është identifikuar si Julian Gjoshi, 27-vjeç nga Shijaku.
Personin që shihni në foton më poshtë është viktima Alfred Dedaj.
Ndërsa personi më poshtë është autori i dyshuar i ngjarjes.
Sipas informacioneve, autori i ngjarjes ka shkuar në lokal dhe është ulur në një tavolinë tjetër, ku më pas ka shkuar edhe Alfred Dedja. Ata kanë debatuar për pak momente me njëri-tjetrin dhe më pas 27-vjeçari ka nxjerr armën tip pistoletë dhe e ka qëlluar dy herë, duke e lënë të vdekur.
Sipas të dhënave, autori dhe viktima kanë pasur edhe një konflikt të mëparshëm. Dyshohet se shkak i konfliktit janë bërë pazaret e drogës.