Një shpërthim kamikaz ka tronditur mbrëmjen e sotme Turqinë. Mediat turke raportojnë se behet fjale per nje shperthim kamikaz.
Autori, hodhi veten në erë në një dasmë, ku kishte shume njerez.
Ngjarja ndodhi në Gaziantep, qytet në kufi me Sirinë, teksa raportohet se shumë persona kanë humbur jetën.
Guvernatori i qytetit Gaziantep tha se ngjarja është një sulm terrorist.
Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër sulmin vetëvrasës, teksa nuk dihet asgje per kamikazin.