Pak kohë më parë çifti Brooklyn Beckham dhe modelja Hana Cross u fotografuan duke debatuar ashpër mes tyre, madje ai kishte shpërthyer në lot.
Mungesa e modeles në ditëlindjen e babait të Brooklyn, ish-futbollistit David Beckham rriti dyshimet se mes tyre gjërat nuk ishin më si më parë.
Mirëpo DailyMail ka publikuar disa foto ku çiftin e shohim sërish bashkë duke u puthur dhe duke kaluar kohë me njëri-tjetrin.
Ata janë fotografuar në një park në Londër, ndërkohë që kanë qenë duke shëtitur qentë e familjes Beckham.
Ndonëse Hana dukej e mërzitur, Brooklyn është përpjekur t’i qëndrojë pranë duke e puthur dhe përqafuar. Me këto foto ata kanë treguar se janë ende bashkë./Opinion.al/