Aktualitet

Fotot/Nga tunelet tek fishekët, çfarë fotografuan rusët në Shqipëri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:14 - 21/08/22 |
Opi Nion

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, dhe 25-vjeçari ukrainas me inicialet F. A., kanë në rrjetet e tyre sociale profile të pasura me udhëtime, në vende të ndryshme të botës.

Me emrin Lana Sator, në instagramin e saj, 33-vjeçarja Timofoeva shkruan se është një fotografe, që ka punaur edhe si guide e tuneleve në Gjeorgji. Në fotot e saj bien në sy objektet e vjetra, godina, dhe uzina veçanërisht në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Ndërkohë mjaft interesat duket në profolin e tij edhe shtetasi ukrainas, i cili përdor pseudonimin Cyanidium.

Fotot e tij u përkasin udhëtimeve ku shihen vende si Italia, Greqia, por edhe Spanja,  Austria e vende të tjera të Europës. Ukrainasi në profilin e tij shkruan se punon si zhvillues i softuerëve dhe është i pasionaur pas makinave. Në një nga postimet e tij të fundit në story, shihet pikërisht mjeti “Chevrolet” me të cilin u ndaluan një ditë më parë pas ngjarjes në uzinën e Gramshit.

Ajo çfarë bie në sy në profilin  e të riut, janë edhe vizitat në zona të tjera ushtarake në vend, një prej të cilave duket edhe tuneli i Porto Palermos. Po ashtu fishekë dhe objekte të tjera ushtarake shihen në fotot e shpërndara në profilin e tij.

“Bunkeri nënujor është një nga vendet më të famshme dhe një nga monumentet më të rëndësishme të luftës së ftohtë në vend. Ai vazhdon me një tunel në mal dhe një qendër komandimi. Vendi është i aksesueshëm nga ana turistike dhe interesant për një shëtitje”, shkruan i riu pranë fotos së realizuar në Shqipëri.

Referuar edhe dëshmive që kanë dhënë përpara agjentëve të antiterrorit, të rinjtë kanë deklaruar se janë blogerë të dhënë pas objekteve të vjetra. Nëse dëshmia e tyre do të konfirmohet, është e paqartë arsyeja që i ka shtyrë të veprojnë ndaj ushtarakëve me spry neuroparalizues./Opinion.al

 

Pas