Dy ditë më parë Ronaldo zbarkoi më në fund në Torino. Në aeroportin e Caselle e pritën plot 6 makina furistrada “Jeep”,katër të bardha dhe dytë të zeza. Po ashtu ishte edhe menaxheri i sigurisë së Juventus Alessandro D’Angelo.
Avioni privat i Cristiano Ronaldo mbërriti rreth orës 19.30 në terminalin privat të aeroportit të Caselle Torinese. Ai shoqërohej nga partnerja e tij, Giorgina dhe katër fëmijët e tij. Po si do të jetë shtëpia ku do të qëndrojë ylli portugez?









