Aktualitet

FOTOT/ Kujdes ku urinoni në Tiranë. “Big Brother” i Bashkisë po ju vëzhgon


               Publikuar në : 15:12 - 06/08/16 |
b.f

Nëse më parë i trembeshit pranisë së ndonjë inspektori bashkiak teksa urinonit buzë Lanës,  që mund t’ju gjobiste, tani do të jetë edhe më e vështirë për personat që nuk përmbahen.

Bashkia e Tiranës njofton se do të vëzhgojë territorin përmes kamerave.

Siç duket nga fotot, punonjësit e bashkisë po vendosin tabelat paralajmëruese që njoftojnë se jo vetëm ndalohet urinimi në ambientin publik, por edhe jeni nën vëzhgim.

Kështu do të jetë më i lehtë identifikimi i personave që ndotin hapësirën e përbashkët.

cb871970-fb85-4031-88df-adf90d3f2dad0e7cd98b-6f70-48f4-9b9d-1127a12fb4ca

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas