Në rrjetet sociale ka shpërthyer ironia që këtë radhë ka në qendër të vëmendjes Kryeministrin Rama dhe fotot e tij me Presidentin Amerikan Baracka Obama. Pas fjalëve se fotoja e vitit 2012 i ka kushtuar Ramës 80.000 dollarë, në rrjetet sociale, mjeshtrat e humnorit dhe photoshopit kanë nisur të përpunojnë imazhet që vijnë nga Samiti i Natos, ku Rama është takuar sërish me Obamën pak ditë më parë.