Adelina Ismaili përveçse këngëtare është shpallur edhe fituese e Miss-it të parë të organizuar në Kosovë. Ajo që ishte e panjohur deri më tani, ish pjesëmarrja e Adelinës në “Miss Globe International” në vitin 1997, ku sipas Revistës Kosovarja, ajo përfaqësoi mjaft bukurinë shqiptare. Siç shihet qartazi edhe në foto, Adelina është bukuroshja me bikinin pink dhe flokët me gërsheta. Ajo vijon edhe sot të ruajë të njëjtën bukuri dhe për të vitet janë thjesht shifra.