Bashkëshorti i deputetes laburiste, Jo Cox, e cila mbeti e vdekur nga një sulm me armë, ka bërë një postim me fjalë mallëngjyese.
41-vjeçarja nënë e dy fëmijëve, e cila u bë deputete një vit më parë, ndërroi jetë në spital pasi u qëllua në Leeds afër zyrës së saj. Dëshmitarët thanë se autori ndodhej në zyrën e saj para se ajo të mbërrinte dhe ta qëllonte tri herë.
Pasi e qëlloi me një plumb në kokë dhe dy herë të tjera në trup, ai nisi ta godiste me një thikë të madhe ndërsa ajo qëndronte e shtrirë me mbuluar në gjak. Bashkëshorti i saj, Berndan Cox postoi një foto të bashkëshortes së tij pak orë pas ngjarjes. Ai i kërkon njerëzve që të luftojnë kudër urrejtjes, që vrau Jo.