I ka kushtuar vëmendje të veçantë media britanike “Daily Mail” atleteve të kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë Samitit të NATO-s në Hagë. Kryeministri u shfaq me një palë atlete të bardha, në kontrast të plotë me kostumet formale të liderëve të tjerë botërorë.
Kështu në këtë artikull, “Daily Mail” shkruan se Rama u dallua lehtësisht në fotot zyrtare të samitit për shkak të pamjes së tij, ndërsa në një prej imazheve ai shihet duke qëndruar pranë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe Kryeministrit të ri të Holandës, Dick Schoof, me atlete të bardha.
Gjithashtu po sipas “Daily Mail” atletet e bardha të Ramës kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
“Disa përdorues në X e vlerësuan pamjen e Ramës, ndërsa të tjerë e quajtën të papërshtatshme për një event diplomatik të nivelit të lartë,” shkruan media britanike.
Rama nuk zgjedh për herë të parë të vishet me atlete në evente zyrtare. Kujtojmë që në vitin 2023, ai u fotografua me veshje të ngjashme në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Blenheim Palace, mes Zelensky-t dhe Keir Starmer.
Klikoni këtu për artikullin e plotë