Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fotoreportazh/ Nga Lezha në Shëngjin duke lundruar mbi Drin

2016/07/27 at 9:20 PM
në -Jetë dhe Stil, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fotoreportazh/ Nga Lezha në Shëngjin duke lundruar mbi Drin

Lumi Drin që përshkon qytetin e Lezhës dhe shkon e derdhet në det, në stinën e verës është një magji e vertetë.


Pas thellimit dhe zgjerimit të tij në vitin 2007, ky lum që deri dje ishte ankthi i përmbytje, sot shihet si një atraksion i ri turistik.

Udhëtimi mund të nisë edhe nga qendra e qytetit.

Shëtitorja e re e ndërtuar sëfundmi i ka dhënë një tjetër pamje jo vetëm lumit, por vetë qytetit.

Iniciativa e parë është ndërmarrë tashmë dhe në mes te lumit Drin në qëndër të Lezhës është vendosur një gomone që përdoret për të shëtitur turistët.

Aleksi, është personi që ka nisur këtë “biznes” i pari. Ai thotë se janë fillimet dhe turistët janë ende të paktë, por e sheh si një investim që do të ketë të ardhme.  Me këtë gomone, thotë ai, ka lundruar drejt Shëngjinit, Ranës së Hedhme, por edhe Velipojës.

13838221_10208652430021823_164221582_o

Udhëtimi përgjatë lumit Drin në Lezhë nis pranë urës në hyrje të qytetit dhe shpejt hyn në zonën e Ishull Lezhës, një fshat ky mes lagunave Kune dhe Vain.

Rruga të prezanton edhe një zanat të vjetër për banorët e kësaj zone, peshkimin. Rrjetat e tyre, të cilat përshkojnë të gjithë gjerësine e lumit e që banorët i quajnë kalimere, të shoqërojnë përgjatë udhëtimit.

Biodiversiteti është një tjetër element që konstaton gjatë kësaj xhiroje. Pelikanët, pulëbardhat, pulëzat e ujit e të tjerë shpendë të fluturojnë mbi kokë gjatë gjithë kohës. Dhe në fund i afrohemi grëkëderdhjes në det, ku para teje është horizonti krejtësisht i kaltër i lagunave të mbrojtura të Kune – Vainit dhe plazheve deri diku të virgjëra të këtyre dy zonave.

13838285_10208652430261829_1126409829_o

Udhëtimi deri në Shëngjin është një tjetër ndjesi. Ndërsa era të deporton duke të të dhënë freskinë e duhur për të tejkaluar të nxehtit, deti dhe kthjellësia e tij të mbushin me frymë.

Eshtë ky një udhëtim nëpër lumin Drin të Lezhës, që vështirë të shkruhet gjithë ndjesia që përjeton.

Por a mjafton vetëm 1 gomone për të thithur turistët drejt Lezhës dhe drejt Drinit?!

13843601_10208652430141826_1807276809_o

Autoritet e Bashkisë thonë se ka nevojë për të zgjeruar gamën e shërbimeve. Për të shfrytëzuar maksimalisht atë që natyra i ka dhënë qytetit, kërkohet që të vihet në zbatim PPP ( partneriteti publik privat ) që do të gjenerojë një tjetër sjellje ndaj turizmit.

Sakaq, operatorët turistikë kërkojnë që Ministria e Bujqësisë të hapë portat e shkarkimit të lumit Drin drejt Lezhës edhe gjatë stinës së verës.

13639844_10208652429101800_1634821903_o

Kjo do të ndihmonte në krijimin e nje rrjedhe pastruese për lumin si dhe do të rriste nivelin e tijë për të lehtësuar levizjen e varkave me vizitorë pa asnjë shqetësim.

Ndërkohë Bashkia Lezhë premton se do të ndërtojë një vend-qëndrimi për varkat e turistëve.

Në Lezhë po pritet të nisë puna edhe për ndërtimin e portit turistik pranë portit ekzistues të Shëngjinit që do ti japë një tjetër dimension turizmit.

*Përgatiti për Opinion.al, Gjergj Figuri

13843360_10208652427381757_815919989_o

 



Ju sugjerojmë

SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
Bota

Trump vendos ndalesë udhëtimi për qytetarët nga 12 shtete

5 Qershor, 2025 8:46 am
Vjedhje në banesa dhe në lokale/Identifikohen 3 autorët, dy në pranga
Aktualitet

Vjedhje në banesa dhe në lokale/Identifikohen 3 autorët, dy në pranga

5 Qershor, 2025 8:37 am
“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të
Rajoni

“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të

5 Qershor, 2025 8:27 am
Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës
Bota

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

5 Qershor, 2025 8:22 am
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Aktualitet

Sot seancë plenare, ja pikat që pritet të ndezin debatin PS-PD

5 Qershor, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Para
Lu e Vlahutin takojnë Xhafën për propozimin e ri

SHBA-BE: Miratoni sa më shpejt 7 ligjet, parakusht për zbatimin e refomës

Nuk flini dot gjatë verës? Ja zgjidhja

Nuk flini dot gjatë verës? Ja zgjidhja

A e dini pse është komentuar kaq shumë kjo foto?

A e dini pse është komentuar kaq shumë kjo foto?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump vendos ndalesë udhëtimi për qytetarët nga 12 shtete

SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
5 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një vendim që ua ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të qytetarëve nga 12...

Lexo më shumë

Vjedhje në banesa dhe në lokale/Identifikohen 3 autorët, dy në pranga

Vjedhje në banesa dhe në lokale/Identifikohen 3 autorët, dy në pranga
5 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion hetimor për zbardhjen e disa vjedhjeve në banesa dhe lokale, duke identifikuar...

Lexo më shumë

“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të

“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të
5 Qershor, 2025

Deputetët e Kosovës ka dështuar ditën e djeshme për herë të 26-të, në konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë...

Lexo më shumë

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës
5 Qershor, 2025

Komisioni Evropian mendon se Bullgaria është e gatshme të bëhet vendi i 21-të i Bashkimit Evropian që përdor euron. Sipas raportit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com