Aktualitet

Foto/Qytetarët në gjendje të keqe nga gazi, lëndohet edhe gazetarja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:02 - 16/02/19 |
b.f

Të paktën dy qytetarë janë filmuar në gjendje jo të mirë shëndetësore, për shkak të gazit lotsjellës të përdorur nga garda gjatë protestës së opozitës. Sipas imazheve të shfaqura në media, dy protestues janë parë të rrëzohen në tokë, për shkak të efekteve të gazit, ndërkohë që protestues të tjerë janë larguar nga zona.

Mes të lënduarve është edhe një gazetare, që sipas informacioneve për Opinion.al është ndjerë keq nga përdorimi i gazit në protestë. Mësohet se janë edhe 6 të lënduar si pasojë e goditjeve me mjete të forta dhe dhjetra te tjere me pasoja nga perdorimi i gazit.

Sipas videove të transmetuara në media, një qytetar ka mbetur i izoluar mbi skelën e montuar përpara Kryeministrisë pasi është ndjerë keq nga përdorimi i gazit.

Gazetarja Lala ka thënë se deri në këto momente është vetëm garda e përfshirë në uajtjen e ambjenteve të Kryeministrisë, ndërsa policia jo.

Protestuesit kanë thyer xhamat e tre dyerve të Kryeministrisë, por pa mundur të depërtojnë aty. / M.B

 

 

Pas