Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/Prezantohet modeli i ri i Mercedes A – Class, inteligjenca artificiale sjell surpriza

2018/05/12 at 7:20 PM
në Kryesore, Life Style
Kohë leximi: 5 min
A A
Foto/Prezantohet modeli i ri i Mercedes A – Class, inteligjenca artificiale sjell surpriza

A-Class i ri i prezantuar vetëm pak muaj më parë nga Mercedes-Benz, tashmë është hedhur dhe në tregun shqiptar. Ky model u prezantua në një ceremoni madhështore në ambientet e shoëroom-it fantastik të Auto Star Albania, ku të pranishëm ishin personazhe të njohur nga bota e biznesit, artit, kulturës, spektaklit, gazetarë dhe përfaqësues të medias etj.


 

Ashtu siç pritej, A-Class i ri vjen me një rikonceptim thelbësor të luksit dhe modernes, të përshtatura me shumë elegancë në kategorinë e modeleve kompakte. Teknologjikisht, A-Class është modeli më i kompletuar falë MBUX – Mercedes-Benz User Experience; i cili ofron një sërë funksionesh të modeleve luksoze. A-Class i ri ka një dizajn rinor, dinamik dhe është më i madh e më komod krahasuar me modelet e gjeneratës së mëparshme.

 

Në ceremoninë e prezantimit ishin të pranishëm dhe drejtuesit e Auto Star Albania dhe Kastrati Group. Në fjalën e tij përshëndetëse, zv/ presidenti i Kastrati Group, z. Leonard Kastrati, bëri një përmbledhje të arritjeve kryesore të Auto Star Albania dhe vuri theksin në strategjinë e investimeve për të ardhmen. “Kemi investuar dhe vazhdojmë të investojmë në aplikimin e teknologjisë më të avancuar. Kemi rritur ndjeshëm kënaqësinë e klientëve për të gjitha shërbimet që ofrojmë duke minimizuar në maksimum kohën e lëvrimit. Auto Star Albania, sot zë vendin e parë për shitjen e automjeteve premium në Shqipëri. Kemi një strategji të qartë dhe fokusi i investimeve do të jetë jo vetëm tek rritja e cilësisë së shërbimeve, por dhe tek implementimi i teknologjisë më të avancuar. Kemi përshtatur të gjithë gamën e shërbimeve me strategjinë e Mercedes-Benz dhe sigurisht do të vazhdojmë të zgjerojmë me produkteve, duke sjellë jo vetëm risi, por dhe përfitime për klientët tanë”, theksoi zv. presidenti i Kastrati Group, z. Leonard Kastrati.

 

Rinor, dinamik dhe kombinim perfekt i luksit modern

 

A-Class i ri është përshtatur totalisht me filozofinë e dizajnit modern “Sensual Purity” të Mercedes-Benz. Modelet e reja do të kenë forma më kompakte, ndërsa dimensionet dhe përmasat në të gjitha modelet A-Class janë optimizuar ndjeshëm, çka në vetvete përbën një interpretim të ri të imazhit të brendshëm të këtij modeli.

 

Me gjeneratën e katërt të A-Class, Mercedes- Benz sjell një përshtatje të luksit modern, i cili gjendet dhe në modelet kompakte; një kombinim perfekt i dinamizmit me konceptet intuitive të drejtimit të mjetit. Për herë të parë, i gjithë paneli i kontrollit do të jetë i integruar në një njësi të vetme dhe pa asnjë ndërprerje vizuale. A-Class i ri është i pajisur me 2 ekranë në rezolucion të lartë, secili nga 7 inç, ose opsionalisht mund të zgjidhen dhe ekranë të mëdhenj, 10.25 inç.

 

 

Ekrani është konceptuar si një njësi e vetme dhe është i pajisur me një sërë aplikacionesh, të cilët komandohen përmes touchpad ose me prekje në butonët e vendosur në timonin e A-Class. A-Class i ri është modeli i parë Mercedes- Benz që do të jetë i pajisur me sistemin multimedial MBUX – Mercedes-Benz User Experience, i cili gjithashtu shënon dhe fillimin e një epoke të re të sistemit “Mercedes Me”.

 

Një tipar unik i këtij sistemi është dhe kapaciteti i inteligjencës artificiale. MBUX mund të personalizohet dhe përshtatet sipas dëshirës së përdoruesit. MBUX është fjala e fundit e teknologjisë në industrinë e automobilëve, që ofron një sërë lehtësirash dhe avantazhesh për drejtuesit e mjetit.

 

Ndërkohë, tek A-Class ajo do të jetë prezente me shumë funksione, duke krijuar një lidhje emocionale dhe inteligjente me mjetin. Mjaftojnë vetëm dy fjalë: “Hej Mercedes!”  dhe sistemi i ri LINGUATRONIC, ju mundëson një sërë funksionesh dhe komandash, të tilla si ndryshi i temperaturës, ndryshimi i muzikës, kanalit të radios, përzgjedhja e kontakteve etj. Me pak fjalë, A-Class i ri është i pajisur me sistemet më të fundit të asistencës së drejtimit të mjetit, të cilat mundësojnë më shumë komoditet në drejtimin e mjetit dhe nivelin më të lartë të sigurisë aktive në këtë segment, të njëjta me funksionet e modeleve S-Class.

 

CLS e re; Origjinalja, e perfeksionuar

Gjatë ceremonisë, janë prezantuar dhe modelet e reja CLS, të cilat vijnë me një dizajn më elegant, me forma më sportive dhe me komoditet mbreslënës. Modelet e reja CLS, janë të pajisur dhe me gjeneratën më të fundit të sistemit të asistencës në drejtimin e mjetit; Intelligent Drive të S-Class dhe paketën e Asistetit të Drejtimit. Opsione të tilla si “ENERGIZING Comfort Control” dhe ndriçimi i brendshëm me 64 tonalitete të ndryshme të ngjyrave, e bëjnë CLS-së e re një prej modeleve më emocionues të Mercedes-Benz. Risi është dhe kabina tërësisht digjitale dhe opsionet konfigurimit të përmbajtjes së informacionit sipas nevojave dhe situatave gjatë drejtimit të mjetit. Ndenjëset në pjesën e pasme kanë të njëjtën pamje me ato të përparme dhe krijojnë të njëjtën ndjesi sportive. CLS e re për herë të parë, opsionalisht do të jenë të pajisura me 5 ndenjëse.

 

Risitë e fundit, por jo nga rëndësia, janë dhe gjerata e re e motorrëve diesel dhe me benzinë. Modelet CLS do të jetë e pajisur motorrë të rinj, me gjashtë dhe katër pistonë në linjë. Për herë të parë, CLS bëhet edhe hibride. Versioni i propozuar quhet EQ Boost dhe përdor një sistem 48 volt që rrit performancën dhe efiçencën.

Mercedes-Benz këtë vit do të hedhë në treg disa modele të reja; facelift i C-Class të ri, i cili hidhet në treg në qershor të këtij viti, AMG GT Coupe me 4 dyer në shtator të këtij viti, ikona G-Class në shtator si dhe GLE e re, e cila do të jetë në treg nga tetori 2018. Të gjitha këto modele do të jenë në shoëroomin tonë menjëherë sapo të hidhen në treg nga Mercedes-Benz.

Auto Star Albania, pjesë e Kastrati Group, vitet e fundit ka rritur investime dhe ka shtuar gamën e shërbimeve për të gjitha automjetet Mercedes-Benz, duke sjellë shumë risi në tregun e automjeteve; të tilla si mundësitë e financimit të automjeteve të reja normën më të mirë të interesit në treg, siguracionin kasko me çmimt më konkuruese dhe një sërë lehtësirash dhe benefitesh të tjera.

Auto Star Albania, sot zë vendin e parë për shitjen e automjeteve premium në Shqipëri. Ndërsa, përsa i përket cilësisë së shërbimit kemi arritur të gjitha standardet europiane dhe punonjësit tanë janë të pajisur me çertifikat e nevojshme për të gjitha shërbimet që ne ofrojmë.

 

Etiketa: a classmercedesprezantimshow room


Ju sugjerojmë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
Kronikë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

31 Tetor, 2025 4:41 pm
Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë
Kronikë

Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë

31 Tetor, 2025 4:14 pm
Belinda Balluku paraqitet në SPAK
Aktualitet

Belinda Balluku paraqitet në SPAK

31 Tetor, 2025 3:21 pm
Ndërron jetë Fatos Nano
Aktualitet

Ndërron jetë Fatos Nano

31 Tetor, 2025 2:43 pm
Para
Foto/ Orët e fundit të lirisë së Tahirit, ja ku ndodhej ish-ministri në momentin kur do i komunikohej vendimi

Foto/ Orët e fundit të lirisë së Tahirit, ja ku ndodhej ish-ministri në momentin kur do i komunikohej vendimi

Rama i përgjigjet Tahirit: Saimir Tahiri më bën mua presion, është thjesht për të qeshur

Vendimi për Tahirin me arrest shtëpie, Rama reagon: Nuk komentohet, thjesht respektohet

Berisha i përgjigjet ambasadores Vlahutin: Aferat e dyshimta duhen hetuar kudo që shfaqen

Vendimi për Tahirin, reagon Berisha: Kryegjykatës Rama e “dënoi” Sajen
















TE FUNDIT

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
31 Tetor, 2025

Pallati Buckingham njoftoi të enjten se Mbreti Charles ka filluar procesin e heqjes së të gjithë titujve dhe nderimeve për...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
31 Tetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos,...

Lexo më shumë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
31 Tetor, 2025

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan...

Lexo më shumë

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com