TIRANË- Gazetarët e politikës që ndjekin punimet e komisioneve parlamentare, shpesh me orë të tëra, janë befasuar sot në Komisionin e Jashtëm. Vendqendrimi i tyre ishte i ndarë me një gardh druri me tryezën ku ulen deputetët. Pse vallë e ka vendosur këtë gardh kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade? Nuk ka ende një shpjegim për këtë, por ajo që dihet është se kryetarët e komisioneve kanë sjellje të çuditshme me punonjësit e medias. Kujtojmë rastin e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Brace i cili jo vetëm që nuk lejon të hyjnë e të dalin kamerat nga fillimi deri në fund të mbledhjes, por edhe konfliktohet me gazetarët, siç ishte rasti me Klodian Tomorrin e Top Channel disa muaj më parë.
foto te shkrepura nga gazetaret sot ne Komisionin e Jashtëm