Kryesore

Fotolajm/”Air Albania” ulet në Rinas, a niset drejt një destinacioni?


               Publikuar në : 17:23 - 12/02/19 |
b.f

Kompania e parë ajrore shqiptare “Air Albania” do të fillonte fluturimet në fund të qershorit të vitit që shkoi. “Air Albania” do të fluturonte drejt Romës, Londrës e Stambollit fillimisht, për t’u pasuruar me një program akoma më të plotë. Udhëtimet drejt kryeqyteteve dhe qyteteve të rëndësishme europiane do të mundësoheshin me bileta mjaft ekonomike.

Megjithatë, fluturimet nuk filluan asnjëherë. Mendohet se marrja e licensës në Shqipëri e më pas në Europë e pengon “Air Albania” të nisë fluturimet.

Por në një foto të ardhur në redaksinë e Opinion.al, duket se para pak minutash “Air Albania” është ulur në aeroportin e Rinasit. Nuk dihet nëse avioni do të niset drejt një destinacioni, ose nëse linja do të jetë funksionale ndonjëherë./E.L

Pas