Viti 2016 është shoqëruar me shumë momente të çuditshme kur personazhet e njohura kanë vendosur të ekspozojnë edhe pjesët më intime të fizikut të tyre në publik.
Dhe kur mendohej që së paku për këtë vit ishte afruar fundi i gjërave të tilla, sërish ka habitur ish-pjesëmarrësja në versionin britanik të ‘Big Brother’, Lisa Appleton.
Për arsye të panjohura, 48-vjeçarja dhe pjesëmarrësi tjetër në shoun televiziv ‘Big Brother 2016’, Andy West, vendosën që të dilnin bashkë në Londrën qendrore.
Të dy vendosën të bënin gjëra të çuditshme, ndërsa Lisa u ndërrua në një kabinë telefonike. /Telegrafi/