Ka “vdekur” pema më e vjetër në qytetin e Tiranës.
Rrapi i cili gjendet tek Ura e Tabakëve, sipas ekspertëve ndodhet aty që para themelimit të qytetit dhe deri në këtë pranverë kishte çelur çdo vit si një dëshmi e gjallë dhe ‘monument’ i çdo periudhe të Tiranës.
Ndërkohë që në redaksinë e Opinion.al ka mbërritur një foto ku tregohet se këtë pranëverë rrapi nuk ka çelur. Kjo ishte pranvera e parë pas qindra vitesh që pema nuk u gjelbërua më.
Historia e kësaj peme, por edhe e kryeqytetit të vendit është trajtuar më 3 qershor nga gazetari Blendi Fevzi në emisionin “Opinion”.
Për më shumë informacion ndiqni emisionin e plotë./Opinion.al