4

Fotolajm/ “Tradhtari” Curtua, si e presin tifozët dikur idhullin e tyre

               Publikuar në : 17:35 - 09/02/19 |
d.l

Tifozët e Atletico Madrid,  nuk e kanë harruar ende tradhtinë sipas të tyre të ish-portierit Tibo Curtua, i cili këtë sezon luan për armiqtë e përjetshëm të Real Madrid.

Edhe pse Curtua nuk u transferua direkt te rivali i tyre historik, por kaloi një sezon të Çelsi, sërish për tifozët e Atletico ai mbetet një tradhtar.

Dhe për ta pritur në mënyrën më “të mirë” të mundshme, tifozët e Atleticos, në ndeshjen që po luhet aktualisht me Realin, ata i kanë rezervuar një mesazh kërcënues.

Para ndeshjes me Real, mbi pllakën “Paseo de Leyendas” në nder të lajotari në stadiumin e ri “Ëanda Metropolitano” ata kanë vendosur minj fals.

Një gjest dhe një ndeshje aspak e lehtë për belgun që sa herë prek topin vërshëllehet nga ata që dikur e adhuronin. DL

 

Pas