Kolonisë së shqiptarëve në Serinë A së shpejti mund t’i shtohet një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për Ismet Sinanin, 17vjeçarin i cili është pjesë e të rinjve të Milanit. Talenti i lindur në Beluno të Italisë u vu nën urdhrat e Vinçenco Montelës të enjten, duke u stërvitur me skuadrën e parë të kuqezinjve.
I rritur në skuadrat zinxhir të klubit milanez, Sinani këtë sezon luan me ekipin e të rinjve (Primavera).
Adoleshenti që mund të luajë qoftë si sulmues i parë qoftë në krah është pjesë e Kombëtares shqiptare U17, me të cilën ka luajtur pesë ndeshje.