Skiatorja amerikane Lindsey Vonn edhe pse jashtë garave arrin të bëjë për vete fansat por dhe mediat që të flasin për të. Ajo ka publikuar një foto interesante në faqen e saj zyrtare në “Instagram”, ku tregon pjesën e pasme të trupit të saj, teksa është duke ngritur shtangën. “E adhuroj stërvitjen ditën e hënë, sidomos kur shkon në palestër dhe trajneri yt qesh, pasi qeni të ka ngrënë tutat dhe t’i ka bërë me vrima. Si mendoni…?”, ka qenë komenti i skiatores amerikane Lindsey Vonn, që po stërvitet fort, pasi dëshiron të jetë gati kur të nisë sezoni i ri i Kupës së Botës në ski.