Shkodra në vitin 1912. Është kjo fotoja interesante e publikuar nga Arkivi i Perandorisë Osmane, me përshkrimin e thjeshtë “Scutari (Shkodër, Albania), 1912 İşkodra (Arnavutluk), 1912”.
Në foto duket liqeni i Shkodrës dhe Ura e Bunës, e ndërtuar në vitin 1889 nga Perandoria Osmane, me mbështetjen e Guvernatorit të Shkodrës Qazim Pasha dhe Kryetarit të Bashkisë së asaj kohe, Bektash Agë Kazazi./Opinion.al