Prej disa muajsh gjysma e sheshit Skënderbe është bllokuar dhe kanë filluar punimet për shndërrimin e tij në pedonale.
Për shkak të rrethimeve që i janë bërë zonës ku po punohet, qytetarët nuk arrijnë të kuptojnë se në çfarë niveli janë punimet.
Një foto e shkrepur nga godina e Bashkisë së Tiranës, tregon se në çfarë pike kanë avancuar punimet për sheshin e ri.
Pjesa e sheshit afër Teatrit të Operës dhe Baletit është shkruar me pllaka betoni, ndërkohë që është duke u punuar nëntoka afër Bankës së Shqipërisë.