Një trafik i pazakontë për një qytet si Saranda është raportuar në minutat e fundit për qytetin që pret mijëra pushues në sezonin veror. Siç shikohet edhe nga fotot e siguruara nga Opinion.al radha e makinave në brendësi të qytetit është kilometrike, ndërkohë që nuk dihet ende shkaku që e ka shkaktuar këtë trafik. Ndërkohë që mësohet se në qytet ka pasur gjatë mbrëmjes edhe ndërprerje të energjisë elektrike duke e shtuar edhe më shumë kaosin.