Sokol Mjacaj do të vazhdojë të vuajë dënim me burgim të përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë. Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.
20vjeçari u dënua për vrasjen e dy turistëve çekë, Michael Svatos dhe Ana Kosinova pasi tentativa për t’i grabitur nuk i shkoi sipas planit.
Dy muaj pasi gjykata dha vendimin për burgim të përjetshëm, avokatja e tij e apeloi duke kërkuar dhe ekspertizë nga një grup psikologësh për të riun.
Elvira Javoka atëkohë u shpreh se, një dënim i tillë erdhi nga “paragjykimi”.
Ashtu si në seancat e Shkallës së Parë, Mjacaj lexoi vetëm kërkesën për “mëshirë”. Ndonëse mëshirë në të dy rastet nuk pati, Mjacaj e ka marrë me sportivitet lënien në fuqi të dënimit, pasi është parë duke buzëqeshur.