Dhuna e ushtruar paraditen e sotme nga policia bashkiake, ndaj aktivistëve të shoqërisë civile që protestonin kundër ndërtimit të Këndit të Lojrave te Parku i Liqenit, nuk ka kursyer as gazetarët e pranishëm në vendngjarje, të cilët ndërsa raportonin mbi atë çfarë po ndodhte, janë marrë përpara nga policët.
Siç shikohet edhe në fotot e mëposhtme, gazetarja e Report Tv, Florinda Merko, është marrë përpara nga policët të cilët e kanë rrëzuar në tokë. Ajo ka marrë lëndime në këmbë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e stabilizuar. Kjo ngjarje është e paprecedent dhe tregon edhe njëherë brutalitetin me të cilin forcat e rendit dhe ato bashkiake sillen në raste të menaxhimit të situatave të tilla.