Në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë, që do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, duket se tifozët shqiptarë kanë nisur të organizohen për të mbështetur kombëtaren e zemrës në këtë sfidë të fortë.
Siç duket nga kjo foto, të veshur kuq e zi, tifozët kanë mbërritur pranë varrit të heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, në Lezhë.
Ata mbajnë në duar shaje me shprehje patriotike si “O sa mirë me qënë shqiptar”, në shenjë patriotizmi.