Makinat e “Google” janë pjesë e aplikacioneve tashmë të famshme dhe shumë funksionale të Google Maps dhe Google Earth. Ato janë ne gjendje të furnizojnë imazhe panoramike në 360 gradë horizontale dhe 290 gradë vertikale me një distancë 10-20 metra larg njëra tjetrës, duke ju dhënë kështu mundësi përdoruesve që të marrin imazhe edhe nga niveli i terrenit.
Ky shërbim ka mbuluar shume vende dhe shtete në të gjithë kontinentet dhe se fundmi do të shtrihet edhe në vendin tonë duke filluar me qytetet kryesore te vendit dhe zonat panoramike dhe turistike.
Ne Shqipëri, sikurse në te gjithë vendet evropiane, Google përdor makina të prodhimit gjerman Opel Astra, ndërkohë që në SHBA përdor Chevrolet Cobalt, në Japoni Toyota Prius dhe në Britani Vauxhall Astra.
Për te respektuar privatësinë, fytyrat dhe targat e makinave sipas rregullave që ka adoptuar tashmë Google, do të jenë të sfumuara.