Luana Vjollca siç dihet ka realizuar së fundmi një fotosesion. Fotosesioni paraprin këngën e re të të bukuroshes e cila publikohet së shpejti. Projekti titullohet “Je veç ti” dhe një pjesë e tekstit është zbuluar në foton e sapo publikuar të Luanës, shkruan Telegrafi. Luana shfaqet në një fustan transparent, i cili vë në pah gjoksin e saj bombastik. Ky fotosesion u realizua te Artan Korenica në Gjakovë, vend ku ka shijuar qëndrimin këngëtarja. Mbetet të shihen imazhet e radhës që do të vijnë nga bukuroshja, që pritet po ashtu të jenë të këtij niveli provokues.