Faqja e njohur “Wetbookclub” ka publikuar ditën e sotme si foton e saj të ditës, një imazh ku shfaqet një Kuran shumë i vogël i mbajtur nga një familje shqiptare.
Sipas shkrimit krahas fotos thuhet se Libri i shenjtë që ka qenë në familjen Prushi prej gjeneratash dhe është nxjerë në shitje.
Kurani me përmasa 26.8 mm i gjatë dhe 21.6mm i gjerë mbahet në dorë në këtë foto nga shqiptari Skënder Halim Prushi.
Libri i shenjtë, i cili peshon 5.2 gram ndodhet në veri të Shqipërisë në Laç dhe foto e publikuar ditën e sotme daton që në 15 nëntor të vitit 2006./Opinion.al/