Futbolli ka edhe të papritura, por kjo që po sjellim në rastin e Lorik Canajt është e parrezikshme. Kapitenit i janë zbuluar të mbathurat gjatë një aksioni në të cilin shihen edhe djem të tjerë të kombëtares, teksa rendin drejt topit. Duket se ka qenë përballja me njërin nga lojëtarët e ekipit rumun, i cili në pamundësi për t’u përballur me Canën, është kapur tek tutat e tij, duke i tërhequr poshtë. Tek e fundit Cana nuk është i vetmi futbollist që del zbuluar.